Transmetuar më 03-04-2026, 09:27

Tiranë, 3 prill 2026 – Në Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur sot seanca gjyqësore në themel ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, si dhe 29 personave të tjerë të përfshirë në të njëjtën çështje.

Sipas burimeve, Veliaj nuk është paraqitur fizikisht në seancë, duke zgjedhur të përfaqësohet nga avokati i tij, Plarent Ndreca.

Në sallën e gjyqit janë të pranishëm disa nga të pandehurit, mes tyre Elman Abule dhe Fatjon Baci.

Ndërkohë, në orën 13:00, Veliaj pritet të paraqitet në Gjykatën Administrative, në kuadër të një padie të depozituar prej tij ndaj njërit prej prokurorëve të çështjes, Ols Dado.

Seanca në GJKKO pritet të vijojë me shqyrtimin e provave dhe dëgjimin e palëve, në një proces që konsiderohet me rëndësi të lartë për drejtësinë dhe opinionin publik.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit