

Një sulm me dron ka shkaktuar shpërthimin e një zjarri në rafinerinë e naftës Mina Al-Ahmadi në Kuvajt, duke ngritur shqetësime për sigurinë e infrastrukturës energjetike në rajon.
Sipas raportimeve të Sky News Arabia, flakët përfshinë disa njësi operative të rafinerisë, ndërsa ekipet e emergjencës ndërhynë menjëherë për të vënë situatën nën kontroll dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.
Korporata e Naftës së Kuvajtit konfirmoi se nuk ka pasur viktima si pasojë e incidentit, ndërsa vijojnë përpjekjet për stabilizimin e plotë të situatës dhe vlerësimin e dëmeve.
Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të mëtejshme mbi autorët e mundshëm të sulmit, ndërsa ngjarja vjen në një moment tensionesh të larta në rajonin e Lindjes së Mesme.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






