

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka njoftuar shkarkimin nga detyra të Prokurores së Përgjithshme, Pam Bondi, gjatë një interviste për rrjetin televiziv Fox News.
Sipas raportimeve, kreu i Shtëpisë së Bardhë pritet ta zëvendësojë Bondin me Zëvendës Prokurorin e Përgjithshëm, Todd Blanche, i cili mund të marrë përkohësisht drejtimin e institucionit.
Mediat ndërkombëtare bëjnë të ditur se mundësia e shkarkimit të Bondit ishte diskutuar edhe më herët nga Trump. Në një bisedë të cilësuar si e vështirë nga burime pranë zhvillimeve, presidenti kishte lënë të kuptohej se ajo nuk do të qëndronte gjatë në detyrë dhe se zëvendësimi i saj ishte i afërt.
Ende nuk janë dhënë detaje të mëtejshme mbi arsyet zyrtare të këtij vendimi, ndërsa pritet që në ditët në vijim të ketë zhvillime të reja lidhur me drejtimin e organit të akuzës në SHBA.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






