

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Portez, në Fier, ku një 40-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij, i qëlluar me armë zjarri.
Viktima është identifikuar si Taulant Halka, punëtor ndërtimi dhe baba i dy fëmijëve.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se bëhet fjalë për një rast vetëvrasjeje, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.
Grupi hetimor po punon për mbledhjen e provave dhe marrjen në pyetje të personave që mund të kenë dijeni mbi rastin.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






