Transmetuar më 02-04-2026, 19:30

Një aksident i rëndë në një fabrikë në Greqi ka lënë të plagosur një 40-vjeçare me origjinë shqiptare, e cila aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Sipas raportimeve të mediave vendase, gruaja ka pësuar dëmtime serioze në kokë pasi flokët e saj janë kapur nga një makineri gjatë procesit të punës. Si pasojë, ajo ka humbur një sasi të konsiderueshme flokësh dhe ka pësuar dëmtime në lëkurën e ballit.

E plagosura është transportuar në spital në gjendje të rëndë, ndërsa mjekët kanë konstatuar se, pavarësisht traumës, ajo ishte e vetëdijshme dhe në gjendje të lëvizte. Sipas të njëjtave burime, gruaja paraqitej e tronditur dhe nuk komunikonte.

Ngjarja ka nxjerrë në pah edhe problematikën e punësimit informal, pasi raportohet se 40-vjeçarja ndodhej dhe punonte në mënyrë të paligjshme në fabrikë.

Lidhur me rastin, autoritetet kanë shoqëruar dhe arrestuar përkohësisht punëdhënësin, një shtetas grek 42-vjeçar, i cili më pas është liruar me urdhër verbal.

Hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit dhe për të verifikuar kushtet e sigurisë në vendin e punës.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit