Transmetuar më 02-04-2026, 19:20

Moti i përkeqësuar, i shkaktuar nga cikloni Cikloni Erminio, vijon të përfshijë Italin qendrore dhe jugore, duke shkaktuar dëme në infrastrukturë dhe probleme të shumta për qytetarët.

Në rajonin e Molise, mëngjesin e së enjtes, një urë u shemb mbi lumin Trigno. Fatmirësisht, deri më tani nuk raportohen viktima apo të lënduar.

Situata problematike është regjistruar edhe në Ankona, ku në stacionin hekurudhor qindra pasagjerë kanë pritur për orë të tëra për transport alternativ. Autobusët e vënë në dispozicion nuk kanë mundur të qarkullojnë për shkak të kushteve ekstreme atmosferike.

Në rajonin e Marke, rreth 90 banorë mbetën të bllokuar si pasojë e një rrëshqitjeje dheu, ndërsa në Puglia, me kryeqytet Bari, përmbytjet kanë prekur zona të gjera bujqësore.

Autoritetet raportojnë se rreth 40 banorë të zonave rurale dhe 50 drejtues mjetesh mbetën të izoluar për shkak të ujërave të shumta. Operacionet e shpëtimit u realizuan falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve dhe forcave të mbrojtjes civile.

Sipas parashikimeve, duke filluar nga dita e nesërme pritet një përmirësim gradual i kushteve atmosferike, fillimisht në pjesën qendrore të vendit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit