

Kreu i Partisë Agrare dhe Ambientaliste, Agron Duka, aleat i vjetër i Sali Berishës, ka deklaruar publikisht se do të mbështesë Erion Braçen si kandidat për Bashkinë e Tiranës.
Duka e përshkroi Braçen si një kandidat të ndershëm, me eksperiencë të jashtëzakonshme dhe aftësi për të sjellë përmirësime në kryeqytet. “Votën time e ka,” tha ai, duke vlerësuar gjithashtu njohuritë e Braçes në politikë dhe bujqësi.
Ai theksoi se Braçe ka kontribut më të madh se Rama brenda PS dhe është personi i duhur për të udhëhequr Tiranën.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






