Transmetuar më 02-04-2026, 18:19

Në seancën e zhvilluar këtë të enjte në GJKKO, avokatët e Sali Berishës dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, kërkuan që kryeministri Edi Rama të thirret si dëshmitar. Ata argumentojnë se Rama, si kryebashkiak i Tiranës, ka ndikuar në ndryshimin e destinacionit të klubit sportiv Partizani.

Prokuroria e Posaçme nuk kundërshtoi kërkesën, duke lënë në dorë të gjykatës vendimin për thirrjen e tij.

Gjykata e Posaçme do të vendosë më 15 prill nëse Rama do të dëshmojë në këtë çështje ku akuzohet rivali i tij politik, ndërsa prokurorët kërkuan rrëzimin e pretendimeve të mbrojtjes për pavlefshmëri të provave.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit