

FRANCA- Presidenti i Francës, Emmanuel Macron i është kundërpërgjigjur komentit të Donald Trump mbi "keqtrajtimin nga gruaja e tij". Gjatë një konference për shtyp, Macron tha se ato komente nuk janë as të sjellshme dhe as të denja për këtë nivel diskutimi.
Fillimisht, presidenti francez e cilësoi një operacion të mundshëm ushtarak për të hapur ngushticën e Hormuzin si jorealist. Mediat shkruajnë se ai akuzoi presidentin amerikan për dobësim të NATO-s, duke krijuar dyshime të përditshme për angazhimin e tij.
"Disa mbështesin idenë e çlirimit të ngushticës së Hormuzit me forcë, përmes një operacioni ushtarak, një pozicion që Shtetet e Bashkuara ndonjëherë e shprehin, megjithëse ka luhatje. Ky nuk ishte kurrë opsioni që ne mbrojtëm, sepse është joreal. Do të zgjaste përgjithmonë dhe do t’i ekspozonte të gjithë ata që kalonin nëpër ngushticë ndaj rreziqeve nga Garda Revolucionare, por edhe nga raketat balistike", u tha Macron gazetarëve gjatë një vizite në Korenë e Jugut
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






