Transmetuar më 02-04-2026, 17:39

Gëzim Vija 78-vjeçar u gjet i vdekur sot në fshatin Bulgarec, dhe policia konfirmon se shkaku i vdekjes nuk ka të bëjë me arsyet natyrore, por me një ngjarje kriminale. Sipas njoftimeve zyrtare, i moshuari është goditur në kokë me mjete të forta, duke i shkaktuar vdekjen.

Autoritetet kanë shoqëruar në komisariat të gjithë familjarët dhe të afërmit e viktimës për marrjen e deklarimeve lidhur me konflikte të mundshme. Policia dhe prokuroria po përdorin metoda speciale hetimi për të zbardhur dinamikën e ngjarjes, motivet dhe për të identifikuar autorin ose autorët.

Hetimet po zhvillohen në dy pista: vrasje e lidhur me një tentativë vjedhjeje, megjithëse në banesën e viktimës nuk janë konstatuar sende me vlerë të marra, dhe vrasje për motive të tjera personale. Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të mëtejshme mbi përparimin e hetimeve.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit