

Pas tensioneve të mbrëmshme gjatë surprizës në Prime, ku mamaja e Selin i kërkoi banores të largohej nga shtëpia e “Big Brother VIP 5”, Miri ka reaguar sot duke kërkuar ndjesë.
Ai u shpreh se nuk kishte qëllim të ofendonte askënd, por duke qenë se fjalët e tij u interpretuan ndryshe, kërkoi falje për Selinën, mamin e saj dhe familjen e saj.
“Dua të të kërkoj ndjesë për situatën e mbrëmshme, për mamanë që ka ndier ato që ka ndier, për ato gjëra që tha… Megjithatë, nëse është ndier se kam ofenduar, i kërkoj ndjesë asaj dhe të kërkoj ndjesë edhe ty, ta kërkoj në sy,” u shpreh Miri.
Ai theksoi gjithashtu se nga tani e tutje nuk do të ketë më ofendime personale, dhe çdo përballje do të jetë vetëm për lojën. Selina pranoi faljen duke konfirmuar se ndjesa ishte e pranueshme.
Ky moment shënon një qetësim të situatës pas tensioneve të fundit në BBV 5 dhe riafirmon përkushtimin e banorëve për lojë të ndershme dhe respekt reciprok.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






