

Deputetja e Partia Demokratike, Jozefina Topalli, iu drejtua kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, duke kërkuar përjashtimin e kreut të grupit parlamentar të Partia Socialiste, Taulant Balla, pas tensioneve të shumta gjatë seancës plenare.
Topalli e cilësoi si provokim kërkesën e Ballës për të mbajtur një minutë heshtje në përkujtim të 35-vjetorit të masakrës së 2 prillit 1991 në Shkodër dhe u ndal te sulmet e tij ndaj grave të opozitës në sallë.
“Ju lutem zoti kryetar, kapeni prej zhelesh e nxirreni jashtë”, tha ajo, duke shtuar se fjalori i përdorur dhe kërcënimet gjatë seancës janë të papranueshme dhe nuk kanë precedent në historinë e Kuvendit.
Deputetja theksoi se reagimi i Ballës shkel dinjitetin e grave dhe përbën provokim mbi dhimbjen e familjeve të dëshmorëve të 2 prillit 1991. Ajo kërkoi që kryetari i Kuvendit të përdorë të gjitha kompetencat ligjore për të ruajtur rregullin dhe dinjitetin e seancave plenare.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






