Transmetuar më 02-04-2026, 15:10

Seanca plenare në Kuvend është shoqëruar me tensione të forta dhe përplasje verbale mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës.

Debati nisi pas propozimit të kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, për të mbajtur një minutë heshtje në përkujtim të 35-vjetorit të Ngjarjet e 2 Prillit 1991, ku humbën jetën katër të rinj gjatë protestave kundër regjimit komunist.

Gjatë fjalës së tij, sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, hodhi akuza të forta ndaj Ballës, duke përdorur një gjuhë të ashpër dhe etiketime fyese. Për këtë arsye, drejtuesi i seancës, Niko Peleshi, i ndërpreu fjalën dhe i tërhoqi vëmendjen për fjalor të papërshtatshëm.

Situata u përshkallëzua më tej kur deputetët e opozitës bllokuan foltoren, duke penguar vijimin normal të seancës. Në të njëjtën kohë, deputetja e Partisë Socialiste, Bora Muzhaqi, nuk u lejua të fliste nga vendi i saj, ndërsa deputetja demokrate Elda Hoti u përfshi në incident duke i marrë kartën e identifikimit.

Për shkak të tensioneve, seanca u ndërpre për disa minuta. Sipas raportimeve, debatet vijuan edhe jashtë kamerave, ku Flamur Noka dyshohet se ka hedhur një shishe uji në drejtim të Taulant Balla.

Pas rifillimit të seancës, tensionet vazhduan, ndërsa deputetët e opozitës iu afruan Ballës duke vijuar akuzat në adresë të tij. Nga ana tjetër, Balla deklaroi se do të ndërmerren masa ndaj deputetes së opozitës për incidentin e ndodhur në sallë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit