Transmetuar më 02-04-2026, 15:00

Eralbi Breçani, i shpallur në kërkim nga SPAK për çështje të dyshuara që lidhen me trafikun e narkotikëve, është vetëdorëzuar pranë autoriteteve në Spanjë.

Sipas burimeve mediatike, përfshirë raportimet e gazetares Klodiana Lala, Breçani kishte kohë që ishte në arrati, ndërsa ndaj tij ishin intensifikuar përpjekjet për lokalizim dhe arrestim në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë të drejtësisë.

Ai është djali i ish-zyrtarit të policisë, Erzen Breçani.

Vetëdorëzimi i tij pritet të pasohet nga procedurat ligjore për ekstradimin drejt Shqipëri, ku do të përballet me drejtësinë për akuzat e ngritura ndaj tij.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit