Transmetuar më 02-04-2026, 14:51

Një nga momentet më të rëndësishme të këtij edicioni të Big Brother VIP Albania po afrohet, ndërsa dy banore, Brikena dhe Selin, janë në televotim kokë më kokë për të siguruar vendin si finalistja e parë.

Si lidere e shtëpisë, Brikena kishte avantazhin për të përzgjedhur një nga banorët për këtë përballje. Ajo vendosi të përballet drejtpërdrejt me Selin, pas zhvillimeve të fundit mes tyre në shtëpi.

Gjatë spektaklit “Prime”, moderatori Ledion Liço e pyeti Selin për ndjesinë e saj lidhur me këtë përballje.

Në përgjigjen e saj, Selin e cilësoi televotimin si një nga më të veçantët që ka përjetuar në shtëpi, duke theksuar se pavarësisht rezultatit, ruan respekt dhe dashamirësi për Brikenën.

“Mund të jetë një nga televotimet më të bukura që mund të kem përjetuar këtu në Big Brother. Sidoqoftë rezultati, unë kam një dashamirësi për Brikenën dhe e falënderoj që më ka zgjedhur mua. Fitoftë më e mira,” – u shpreh ajo.

Selin shtoi gjithashtu se është e bindur që të dyja do të jenë pjesë e finales së madhe të këtij edicioni, pavarësisht renditjes.

Fituesja e këtij televotimi do të shpallet në spektaklin e së shtunës, duke siguruar kështu biletën e parë për në finalen e madhe të Big Brother VIP Albania.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit