

Seanca plenare e ditës së sotme në Kuvend është shoqëruar me tensione dhe debate mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës.
Situata u tensionua pasi kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, i ndërpreu fjalën deputetit të opozitës, Flamur Noka. Në reagim, deputetët e opozitës bllokuan foltoren, duke penguar vijimin normal të seancës.
Më pas, fjala iu dha nga vendi deputetes së Partisë Socialiste, Bora Muzhaqi. Gjatë momentit që ajo nisi të fliste, deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti, iu afrua dhe i hoqi kartën e mikrofonit.
Në debat ndërhyri edhe Taulant Balla, duke shkëmbyer replika të ashpra me Hotin. Nga komunikimi i tensionuar u dëgjuan pjesërisht deklarata si “Ta tregoj unë ty”, ndërsa Hoti reagoi me fjalët: “Pse, kush jam unë, shoqja jote? Kush je ti?”
Për shkak të situatës së krijuar, seanca u ndërpre për disa minuta.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






