Transmetuar më 02-04-2026, 13:26

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Bulgarec, ku një 78-vjeçar u gjet pa shenja jete në banesën e tij. Viktima është identifikuar si Gëzim Vija, i divorcuar dhe me katër fëmijë, dy prej të cilëve jetojnë në Korçë, ndërsa dy të tjerë jashtë vendit.

Trupi i pajetë u dërgua për ekspertizë mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Hetimet paraprake dyshojnë se i moshuari mund të jetë goditur me një send të fortë, megjithëse motivi dhe rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.

Familjarët janë thirrur në komisariat për të dhënë deklarimet e tyre, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ekspertiza më e detajuar pritet të kryhet në morgun e Spitalit të Korçës.

Autoritetet bëjnë thirrje për qetësi dhe bashkëpunim nga qytetarët gjatë hetimeve.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit