Transmetuar më 02-04-2026, 12:33

Specialistët e Hetimit të Trafiqeve të Paligjshme në DVP Durrës, në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve dhe Forcën e Posaçme Operacionale, finalizuan operacionin e koduar “Hidden Line”, duke arrestuar në flagrancë V. Rr., 44 vjeç, banues në Durrës. Arrestimi ndodhi në subjektin e tij – një studio tatuazhesh – ku u sekuestruan 1 pistoletë, 1 armë zjarri kallashnikov, 1 granatë, municion luftarak, 1 armë e ftohtë, 1 palë pranga si të Policisë, mjete për pastrimin e armëve dhe një celular.

Shtetasi dyshohet për veprimtari kriminale të tipit trafikim armësh dhe municioni, si dhe për mbajtje dhe prodhim pa leje të armëve, armëve shpërthyese dhe të armëve të ftohta. Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Durrësit për hetime të mëtejshme, ndërsa punimet vijojnë për të identifikuar të tjerët që mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit