

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku një grua dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj burrit të saj. Sipas raportit të policisë, viktima po trajtohet nga shërbimet mjekësore, ndërsa e dyshuara është arrestuar dhe më pas liruar me procedurë të rregullt pas intervistimit nga prokurori.
“Është arrestuar e dyshuara femër shtetase e Shqipërisë, pasi dyshohet se ka shkaktuar dhunë psiqike dhe fizike ndaj viktimës mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt,” njofton policia.
Autoritetet vazhdojnë hetimet për rrethanat e ngjarjes dhe sigurojnë se procedurat ligjore po ndiqen në përputhje me ligjin.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






