Transmetuar më 02-04-2026, 11:14

Gjatë një bashkëbisedimi me studentët, kryeministri Edi Rama shfrytëzoi rastin për të bërë disa batuta, ndërsa diskutohej procesi i negociatave të Shqipërisë me Bashkimi Evropian. Një student i drejtësisë u kap duke qeshur, dhe Rama e pyeti drejtpërdrejt:

Rama: Pse po qesh? Studenti: Po dëgjoja. Rama: Pse po qeshje se po dëgjoje, e dyshoj, të pashë. Studenti: S’po qeshja. Rama: Po ça po bëje? Po qeshje vetvetiu. Studenti: Jam i lumtur për negociatat që do të hapen. Rama: Negociatat janë hapur, s’e ke pasur mendjen! Janë të tëra të hapura! Studenti: Që do të mbyllen pra! Rama: Çfarë hapet, hapet për t’u mbyllur, jo për të ndenjur hapur!

Momenti u shoqërua me reagime në sallë dhe u interpretua si një episod më i lehtë në një takim të fokusuar kryesisht te integrimi europian dhe ecuria e reformave në vend.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit