

Deputeti Tritan Shehu kërkoi që kryeministri Edi Rama të paraqitet në Kuvend për të dhënë sqarime lidhur me paralajmërimin e Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë për një rrezik të mundshëm nga Irani.
Gjatë fjalës së tij në seancën parlamentare, Shehu akuzoi qeverinë për nënvlerësim të situatës dhe reagim të papërshtatshëm ndaj alarmit.
“Rama duhet sot të referojë para Kuvendit, të dëgjojë pyetjet dhe shqetësimet e deputetëve mbi këtë çështje,” u shpreh ai.
Shehu kritikoi gjithashtu mungesën e një reagimi institucional, duke përmendur Presidencën dhe qeverinë për mosmbledhjen e strukturave të sigurisë kombëtare.
Sipas tij, paralajmërimi i ambasadës amerikane duhet të merret seriozisht dhe informacioni për situata të tilla duhet të vijë fillimisht nga institucionet shqiptare.
“Nuk mund të thotë qeveria ‘nuk jemi informuar’. Njoftimi duhet të vinte nga institucionet shqiptare, jo nga ambasada,” theksoi Shehu.
Deklaratat vijnë pas reagimeve të shumta politike lidhur me çështjen e sigurisë, ndërsa autoritetet shqiptare kanë deklaruar se nuk ka informacion konkret për kërcënime të menjëhershme.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






