

Një 39-vjeçar është arrestuar nga policia në Lushnjë, pasi dyshohet se i ka vënë zjarrin automjetit të një shtetasi, me porosi të një 28-vjeçari që është shpallur në kërkim.
Ngjarja u regjistrua në fshatin Pluk, ku shtetasi me iniciale D. V. kallëzoi se automjeti i tij ishte djegur pranë banesës.
Sipas policisë, pas veprimeve hetimore u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit M. B., 39 vjeç, banues në zonë dhe me precedent penal.
Nga hetimet paraprake rezulton se djegia e automjetit është kryer me porosi të shtetasit A. Z., 28 vjeç, i cili aktualisht është në kërkim.
Burime zyrtare bëjnë me dije se konflikti dyshohet të ketë lindur për motive pronësie, mes porositësit të dyshuar dhe një familjari të pronarit të automjetit.
Policia vijon punën për kapjen e 28-vjeçarit, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






