Transmetuar më 02-04-2026, 09:50

Kryeministri Edi Rama deklaroi se korrupsioni në Shqipëri perceptohet si më i lartë sesa është në të vërtetë, ndonëse e pranoi se ai mbetet një problem real për vendin.

Sipas Ramës, korrupsioni lidhet ngushtë me funksionimin e institucioneve dhe boshllëqet që ato krijojnë në ofrimin e shërbimeve për qytetarët.

“Unë mendoj që korrupsioni në Shqipëri sot është shumë më i madh në perceptim se sa në realitet, jo se në realitet korrupsioni s’është problem,” u shpreh ai.

Kreu i qeverisë theksoi se korrupsioni bëhet “aktiv dhe i suksesshëm” kur individët apo subjektet nuk marrin shërbimet e nevojshme nga institucionet dhe detyrohen të kërkojnë alternativa jashtë rrugëve ligjore.

Ai shtoi se ndëshkimi i rasteve të korrupsionit është i domosdoshëm, por jo i mjaftueshëm për ta eliminuar fenomenin.

“Që një vend të çlirohet nga korrupsioni, duhet që shërbimet t’ua garantojnë njerëzve institucionet,” theksoi Rama.

Deklarata vjen në një kohë kur lufta kundër korrupsionit mbetet një nga sfidat kryesore në procesin e forcimit të shtetit ligjor dhe integrimit evropian të Shqipërisë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit