

Takimi i Selin me mamanë e saj: Ke shumë të fala nga babi, thotë që do kërcejmë vallen çame në mes të Londrës. Të falenderoj për vajzën e fortë që je. S’ke nevojë të derdhësh pikën e lotit. Ti sot duhet të vish me mamin në shtëpi. 48 orët e fundit kanë qënë përdhosje dhe përulje
Një situatë e papritur ka përfshirë banoren Selin në Big Brother VIP Albania, pasi ajo ka marrë një kërkesë të drejtpërdrejtë nga nëna e saj për t’u larguar nga gara.
"Ke shumë të fala nga babi, thotë që do kërcejmë vallen çame në mes të Londrës. Të falenderoj për vajzën e fortë që je. S’ke nevojë të derdhësh pikën e lotit. Ti sot duhet të vish me mamin në shtëpi. 48 orët e fundit kanë qënë përdhosje dhe përulje".
Pavarësisht ngarkesës emocionale, Selin ka vendosur të vijojë rrugëtimin e saj drejt finales, e cila është parashikuar të mbahet më 18 prill. Pas rikthimit në shtëpi, ajo u shpreh se fjalët e nënës kishin ndikuar thellë tek ajo, por nuk do të ndryshonin vendimin e saj.
“Ndjehem shumë e ngarkuar. Fjalët e mamit për mua janë shumë të rëndësishme. E vetmja gjë që më ngrohu ishte që nuk ishin mërzitur me mua,” u shpreh ajo.
Banorja paralajmëroi gjithashtu se do të përballet me personat që, sipas saj, kanë bërë deklarata të papërshtatshme gjatë ditëve të fundit brenda shtëpisë.
Në një reagim të fortë në dhomën e rrëfimit, Selin akuzoi dy prej konkurrentëve, Miri dhe Rogert, për tentativa për të dëmtuar imazhin e saj.
“Dy burra janë munduar të ulin imazhin e një vajze. Nuk do të lejoj kurrë që njerëz të atij niveli të fitojnë në krahët e një vajze,” deklaroi ajo mes emocionesh.
Situata pritet të ndikojë në dinamikën e lojës në ditët në vijim, ndërsa gara po i afrohet fazës finale me 18 prillin që mbyll këtë reality show.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






