

01 Prill 2026 – Gjatë spektaklit të mbrëmshëm të Big Brother VIP Albania, ka ndodhur një situatë e pazakontë që ka surprizuar të gjithë.
Rogerti i është drejtuar opinionistes Monika Kryemadhi, duke e akuzuar se e kishte tradhtuar në lojë, me fjalët:
“Njihemi, jemi takuar para Big Brother. Kemi pasur një pakt që ti do më mbroje. Duke më sulmuar tani, më ke ngritur në lojë. Tregoji të vërtetën njerëzve, pranojë se këtu ose ti ose unë.”
Publiku dhe vetë Monika u shtangën, por më vonë u zbuluar se gjithçka ishte një shaka për 1 Prillin, e cila kishte për qëllim të surprizonte opinionisten dhe banorët e tjerë.
Momenti shkaktoi të qeshura dhe reagime të ndryshme, duke e bërë këtë episod një ndër më të komentuarit e këtij sezoni.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






