

FUSHË- KRUJË– Policia ka zbarkuar këtë mbrëmje në Fushë-Krujë dhe ka vendosur postoblloqe në të gjithë akset kryesore të zonës. Forcat blu po kryejnë kontrolle intensive, ku në fokus është kapja e persona të cilët mbajnë armë paleje, personave të shpallur në kërkim për veprimtari kriminale dhe ndalimi i atyre që kryejnë transport të lëndëve narkotike.
Nën monitorim janë vënë zonat më problematike, për shkak të prezencës së personave me të shkuar kriminale dhe zona që shërbejnë për kultivimin e lëndëve narkotike. Policia bën me dije se kontrollet do të vijojnë në mënyrë të vazhdueshme, pasi kanë si qëllim garantimin e sigurisë për banorët dhe zonën.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






