Transmetuar më 01-04-2026, 20:56

Shqipëri vijon të shënojë nivele të larta përfshirjeje në arsim, duke u renditur ndër vendet me përqindjen më të ulët të individëve jashtë sistemit arsimor. Megjithatë, sistemi po përballet me një sfidë në rritje: uljen e vazhdueshme të numrit të nxënësve.

Sipas të dhënave nga Eurostat dhe Eurydice, vetëm rreth 3.2% e popullsisë mbi 15 vjeç nuk ka ndjekur shkollë, një tregues që reflekton akses të gjerë në arsimin bazë.

Megjithatë, në vitet e fundit është vërejtur një rënie me rreth 12% e numrit të nxënësve në shkolla, si pasojë e emigracionit dhe uljes së lindjeve. Fenomeni është më i theksuar në zonat si Kukësi, Dibra dhe Gjirokastra, ndërsa qytetet më të mëdha si Tirana dhe Durrësi ndikohen më pak për shkak të migrimit të brendshëm.

Ekspertët theksojnë se, ndonëse vendi ka bërë progres në përfshirjen në arsimin bazë, sfidat mbeten në nivelet më të larta të edukimit. Pjesëmarrja në arsimin e mesëm dhe universitar është ende nën mesataren e Bashkimit Evropian.

Rënia e popullsisë së re dhe emigracioni i të rinjve pritet të thellojnë më tej këtë trend, duke sjellë pasoja për qëndrueshmërinë e sistemit arsimor, cilësinë e mësimdhënies dhe burimet njerëzore në të ardhmen.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit