

nfluencerja shqiptare Hatixhe Brika, e njohur ndryshe si Hati, ka kallëzuar në Policinë e Tiranës një rast të publikimit të paautorizuar të përmbajtjeve në rrjetet sociale.
Sipas burimeve zyrtare, kallëzimi është bërë një ditë më parë nga vetë Brika, e cila pretendon se në një llogari false janë shpërndarë materiale fyese dhe imazhe që lidhen me të. Ajo ka deklaruar se pamjet në fjalë janë të manipuluara dhe të krijuara përmes teknologjive të Inteligjencës Artificiale, pa pëlqimin e saj.
Në një njoftim zyrtar, policia konfirmoi marrjen e kallëzimit dhe bëri të ditur se po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të përfshirë në këtë rast.
Ndërkohë, vetë influencerja ka reaguar edhe në rrjetet sociale, duke theksuar se ka ndjekur rrugët ligjore dhe se personat përgjegjës do të përballen me pasojat sipas legjislacionit në fuqi.
Rasti ngre sërish shqetësimin për përdorimin e teknologjive të avancuara për krijimin dhe shpërndarjen e përmbajtjeve të rreme, si dhe për nevojën e mbrojtjes së privatësisë dhe dinjitetit në hapësirën digjitale.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






