

Sipas raportimeve, Filipinet planifikojnë të riemërtojnë disa ishuj dhe shkëmbinj nënujorë në Ishujt Nansha, zona ku ka pasur përplasje të shumta midis anijeve kineze dhe filipinase. Në përgjigje, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës Mao Ning, deklaroi të mërkurën në një konferencë shtypi, se Kina kundërshton me vendosmëri veprimet e Filipineve që shkelin sovranitetin dhe të drejtat e Kinës.
Mao Ning tha: "Kina ka sovranitet të padiskutueshëm mbi Ishujt Nansha dhe ujërat ngjitur me to. Filipinet kanë tejkaluar kufijtë e tyre territorialë, duke krijuar në mënyrë të paligjshme të ashtuquajturit ‘Ishujt Kalayaan’ dhe duke i dhënë të ashtuquajturën ’emërtim’ ishujve dhe shkëmbinjve nënujorë përkatës në Ishujt Nansha të Kinës.
Kjo përbën shkelje të sovranitetit territorial të Kinës, shkelje të Kartës së OKB-së dhe të ligjit ndërkombëtar përkatës. Kina kundërshton me vendosmëri veprimet e Filipineve që shkelin sovranitetin dhe të drejtat e Kinës si dhe do të marrë masat e nevojshme për të mbrojtur me vendosmëri sovranitetin e saj territorial dhe të drejtat detare në Detin e Kinës Jugore.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






