

LUSHNJË, 1 prill 2026 – Një 67-vjeçar është arrestuar nga policia në Lushnjë, pasi dyshohet se ka kryer veprime me natyrë seksuale ndaj një 16-vjeçareje.
Sipas njoftimit zyrtar, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë kanë vënë në pranga shtetasin me inicialet Th. K., banues në këtë qytet, i dyshuar për ngacmim seksual ndaj të miturës. Rasti është referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme hetimore.
Ndërkohë, në kuadër të ngjarjeve të tjera të raportuara nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier, një 68-vjeçar në fshatin Greshicë, Mallakastër, është proceduar penalisht pasi ka përplasur me automjet një këmbësor 55-vjeçar, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Po ashtu, në Fier është proceduar një 39-vjeçar për kryerje të punimeve ndërtimore pa leje, ndërsa në Divjakë është nisur procedimi penal ndaj një 14-vjeçari, i dyshuar për vjedhje në një banesë.
Materialet procedurale për të gjitha rastet i janë referuar Prokurorisë së Fierit, e cila pritet të vijojë me hetimet përkatëse.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






