

SKRAPAR, 1 prill 2026 – Një 22-vjeçar është proceduar penalisht në gjendje të lirë nga Policia e Beratit, pasi akuzohet për dërgim të materialeve të papërshtatshme nëpërmjet aplikacioneve të komunikimit.
Sipas njoftimit zyrtar, i riu me inicialet L. H., banues në fshatin Rromas, dyshohet se i ka dërguar një gruaje materiale filmike me përmbajtje intime përmes aplikacionit WhatsApp.
Denoncimi është bërë nga bashkëshorti i saj, 58 vjeç, i cili ka kallëzuar rastin pranë autoriteteve përkatëse.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Skrapar kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal ndaj të riut për veprime të mëtejshme hetimore.
Çështja tashmë i ka kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, e cila do të vijojë me trajtimin ligjor të rastit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






