

Shkodër – Një 23-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shtetit në kuadër të operacionit të koduar “Ura”, i zhvilluar në Shkodër.
Sipas njoftimit zyrtar, në pranga ka rënë shtetasi Aleksandër Mëhilli, në banesën e të cilit janë sekuestruar armë dhe lëndë të dyshuara narkotike.
Gjatë kontrollit, uniformat blu kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri tip kallashnikov, një pushkë pneumatike, një armë të ftohtë (thikë), si dhe sasi të lëndëve të dyshuara narkotike, përfshirë kokainë dhe kanabis, të ndara në doza.
Autoritetet bëjnë me dije se hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi dhe për identifikimin e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë.
Materialet procedurale i janë referuar Prokuroria për veprime të mëtejshme hetimore.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






