Transmetuar më 01-04-2026, 11:07

Tiranë – Një moment emocionues është regjistruar në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5, ku banorët janë surprizuar me mesazhe nga familjarë, miq dhe fansa në kuadër të rubrikës “Big Love”.

Gjatë spektaklit, Selin ka marrë një mesazh mbështetës nga gjashtë motrat e DJ Gimbo, të cilat i kanë shprehur përkrahjen e tyre të plotë.

“Selin, je më e mira. Vazhdo të luash fort si një luaneshë që je. Gjashtë motrat e tua të presin me fitore. Të puthim fort, kunatat”, thuhej në mesazhin e tyre.

E prekur nga ky dedikim, Selin i falënderoi publikisht, duke i konsideruar tashmë si pjesë të familjes së saj.

“Ju dua shumë, motrat e Gimbos, tashmë jeni edhe motrat e mia. Jeni vajza fantastike dhe nëna të mrekullueshme. Ju përqafoj dhe ju puth me shumë dashuri. Me zor pres të takohemi. Faleminderit shumë”, u shpreh ajo.

Momenti u prit me emocione në shtëpi, duke sjellë një tjetër episod të ngrohtë njerëzor në dinamikat e këtij edicioni të reality show-t.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit