Transmetuar më 01-04-2026, 09:51

Tiranë – Ka nisur seanca gjyqësore e themelit për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, në një proces që pritet të vijojë me shqyrtimin e çështjes në themel.

Sipas informacioneve paraprake, Veliaj nuk është paraqitur në sallën e gjyqit, ashtu si edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa. Në seancë janë të pranishëm dy prokurorët e çështjes.

Gjykata bëri me dije se kryebashkiaku ka paraqitur një deklaratë përmes së cilës shpreh vullnetin për t’u përfaqësuar nga avokati i tij, Plarent Ndreca, i cili ndodhet në sallë.

Aktualisht, trupa gjyqësore po vijon me verifikimin e pranisë së palëve në proces, përfshirë të pandehurit dhe përfaqësuesit e tyre ligjorë, si hap procedural për vijimin e mëtejshëm të seancës.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit