

Tiranë, 1 prill 2026 – Shqipëria përkujton sot 17-vjetorin e anëtarësimit në NATO, një nga momentet më të rëndësishme në rrugëtimin e saj euroatlantik.
Pas përmbysjes së regjimit komunist në vitin 1991, vendi nisi një proces të thellë transformimi politik dhe institucional, duke synuar integrimin në organizatat ndërkombëtare, përfshirë edhe Aleancën e Atlantikut të Veriut.
Hapat e parë drejt këtij integrimi u hodhën në vitin 1992, kur Shqipëria u pranua në Këshilli i Bashkëpunimit të Atlantikut të Veriut (NACC), një mekanizëm i krijuar për të ndërtuar marrëdhënie me vendet e Evropës Lindore pas rënies së komunizmit.
Një zhvillim i rëndësishëm në këtë proces ishte nënshkrimi i Karta e Adriatikut në vitin 2003, nga Shqipëria, Kroacia, Maqedonia e Veriut dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një nismë që synonte përgatitjen e këtyre vendeve për anëtarësim në NATO.
Në Samiti i Bukureshtit 2008, më 2 prill 2008, Shqipëria mori ftesën zyrtare për anëtarësim. Vetëm pak javë më vonë, më 25 prill 2008, nisën bisedimet formale për anëtarësim në Aleancë.
Anëtarësimi u finalizua më 1 prill 2009, duke shënuar një kapitull të ri për sigurinë dhe politikën e jashtme të vendit. Shqipëria mori pjesë për herë të parë si anëtare me të drejta të plota në Samiti i Strasburgut-Kehl 2009, i mbajtur më 4 prill 2009.
Ky përvjetor rikujton angazhimin e vazhdueshëm të Shqipërisë në kuadër të Aleancës dhe rolin e saj në forcimin e sigurisë rajonale dhe ndërkombëtare.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






