Transmetuar më 01-04-2026, 07:41

1 prill 2026 – Monedhat e huaja paraqiten me luhatje të lehta në tregun valutor vendas gjatë ditës së sotme, sipas kursit zyrtar të këmbimit.

Dollari amerikan vijon të mbetet në nivele të qëndrueshme, duke u këmbyer me 82.5 lekë në blerje dhe 83.9 lekë në shitje.

Ndërkohë, euro, monedha më e përdorur në tregun vendas, blihet me 95.6 lekë dhe shitet me 96.3 lekë.

Franga zvicerane regjistron një vlerë më të lartë krahasuar me monedhat e tjera, duke u blerë me 103.3 lekë dhe duke u shitur me 104.5 lekë.

Edhe paundi britanik vijon të qëndrojë në nivele të larta, ku blihet me 109.5 lekë dhe shitet me 110.6 lekë.

Sa i përket dollarit kanadez, ai këmbehet me 59.2 lekë në blerje dhe 60.4 lekë në shitje.

Tregu valutor mbetet i qëndrueshëm, ndërsa pritet që luhatjet të ndikohen nga zhvillimet ekonomike ndërkombëtare dhe kërkesa në tregun vendas.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit