Transmetuar më 31-03-2026, 22:10

Prishtinë – Kombëtarja e Kosovës luan sot finalen e “play off”-it për kualifikimin në Kampionatin Botëror ndaj Turqisë në stadiumin “Fadil Vokrri”, një takim historik për futbollin kosovar.

Gjykata Speciale ka bërë të ditur se ish-krerët e UÇK-së të akuzuar në Hagë kanë mundësi të ndjekin ndeshjen përmes kanaleve shqiptare, sipas dëshirës së tyre. "Të akuzuarit kanë qasje në një televizor të përbashkët dhe secili prej tyre ka gjithashtu një televizor personal. Të gjithë televizorët ofrojnë disa kanale në gjuhën shqipe. U takon atyre të vendosin nëse dëshirojnë të shikojnë televizor dhe çfarë zgjedhin të shikojnë”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës.

Ndeshja ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Agjencia Reuters shkruan se “Kosova e vogël kërkon historinë e Kupës së Botës me ndeshjen vendimtare kundër Turqisë”, ndërsa mediume të tjera si The Guardian, BBC, Corriere dello Sport, AS dhe Kicker kanë pasqyruar progresin dhe entuziazmin e kombëtares kosovare.

Trajneri i Kosovës, Franco Foda, shprehu optimizëm për suksesin, duke theksuar forcën e Turqisë dhe gatishmërinë e skuadrës për të gjitha skenarët, përfshirë kohën shtesë dhe penalltitë. Sulmuesi dhe kapiteni Vedat Muriqi u shpreh se skuadra është e qetë dhe e motivuar për këtë duel historik.

Ndeshja Kosovë-Turqi zhvillohet sot nga ora 20:45 dhe mund të përcaktojë ekipin që do të shënojë historinë me kualifikimin e parë për Kosovën në Botëror.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit