Transmetuar më 31-03-2026, 21:45

Është mbyllur pjesa e parë mes Kosovës dhe Turqisë në “Fadil Vokrri”. Pas 45-minutëshit të parë, finalja e madhe e “play-offit” për kualifikim në Botëror është mbyllur me rezultat të barabartë, pa gola. Dy kombëtaret patën raste të mira shënimi. Kosova pati dy mundësi të mirë me anë të Fisnik Asllanit.

Sulmuesi dardan një herë e goditi shtyllën, pas pritjes fenomenale të Ugurçan Çakir, teksa një tjetër ishte një krosim në zonë, por që i njëjti u prit nga portieri turk, para se të shkonte te Vedat Muriqi. Fituesi i kësaj përballjeje shkon direkt në Botëror, i cili mbahet gjatë verës, në SHBA, Kanada e Meksikë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit