Transmetuar më 31-03-2026, 21:43

Diskutimet mes shumicës dhe pakicës në komisionin e posaçëm për reformën zgjedhore rikthejnë kushtëzimet mes palëve.

Opozita, duke e cilësuar sistemin aktual si favorizues për partinë në pushtet, kërkon që drafti i komisionit të përfshijë edhe rregullat për koalicionet parazgjedhore.

Partia Socialiste nuk e kundërshton kategorikisht këtë kërkesë, por e kushtëzon çdo ndryshim të sistemit edhe me uljen e numrit të deputetëve. Pas idesë që hodhi Rama, tani socialistët janë vënë në gjueti të kompromisit me opozitën që të reduktohet nga 140 në 101, numri i deputetëve, paçka se shumë nga deputetët aktualë nuk do të ishin më në 2029.

Nga ana tjetër, PS ka propozuar ngritjen e një komisioni të posaçëm për Reformën Kushtetuese, i cili do të përfshijë edhe çështjet që lidhen me sistemin zgjedhor.

Damian Gjiknuri ka shprehur gatishmërinë për të diskutuar ndryshime të mundshme, duke përfshirë edhe rishikimin e numrit të deputetëve, dhe theksoi se këto çështje mund të trajtohen të përmbledhura në një komision tjetër të përbashkët.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit