Transmetuar më 31-03-2026, 20:30

Prishtina – Para nisjes së finales së “play off”-it për Botërorin, stadiumin “Fadil Vokrri” është përfshirë nga tensioni, ndërsa Policia ka arrestuar disa tifozë turq për shkak të trazirave të shkaktuara.

Ndeshja Kosovë-Turqi nis sot në orën 20:45 dhe ka një rëndësi historike: Kosova synon kualifikimin e saj të parë për në Botëror, ndërsa Turqia kërkon të rikthehet në këtë kompeticion pas 24 vitesh mungesë.

Autoritetet po monitorojnë situatën për të garantuar sigurinë e tifozëve dhe zhvillimin normal të takimit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit