Transmetuar më 31-03-2026, 19:42

Prishtina – Sot në orën 20:45, stadiumin “Fadil Vokrri” do të presë finalen e “play off”-it, ku Kosova do të përballet me Turqinë. Pas një fushate kualifikuese shumë pozitive dhe suksesit në gjysmëfinale ndaj Sllovakia, “dardanët” synojnë një kualifikim historik për në Botëror.

Formacionet zyrtare janë publikuar, me mungesa të rëndësishme në të dy skuadrat: te Kosova nuk do të luajë Amir Rrahmani, ndërsa te Turqia dëmtimi e ndaloi Demiralin.

Kosova (trajneri Foda):Muric; Dellova, Hajrizi, Hajdari; Vojvoda, Hoxha, Rexhbecaj, Muslija, Gallapeni; Asllani, Muriqi

Turqia (trajneri Montella):Ugurcan; Kadioglu, Bardakci, Kabak, Celik; Calhanoglu, Yuksek; Yildiz, Guler, Alper; Akturkoglu

Ndeshja pritet të jetë një sfidë e fortë, ndërsa tifozët shprehin mbështetje të madhe për Kosovën në rrugën drejt kualifikimit të parë historik për në Botëror.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit