

Tiranë – Ministria e Brendshme ka përzgjedhur 20 institucione arsimore për t’i përfshirë në fazën e parë të projektit “Smart City”, i cili synon rritjen e sigurisë përmes përdorimit të kamerave inteligjente dhe teknologjisë së avancuar.
Sipas një dokumenti të Policisë së Shtetit, konkretisht nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, lista përfshin shkolla 9-vjeçare dhe të mesme, ku do të instalohet sistemi i survejimit me inteligjencë artificiale. Dokumenti përmban të dhëna mbi vendndodhjen, numrin e kamerave dhe numrin e nxënësve për secilin institucion.
Ndër shkollat e përzgjedhura janë:
Shkolla 9-vjeçare “Fan Noli”, rruga “Qemal Stafa” – 11 kamera, 1125 nxënës Shkolla e mesme Teknike-Ekonomike, rruga “Myrtezim Këlliçi” – 19 kamera, 600 nxënës Shkolla 9-vjeçare “Marie Logoreci”, rruga “Ali Shefqeti” – 12 kamera, 478 nxënës Shkolla e mesme “Aleks Buda”, Laprakë – 20 kamera, 700 nxënës Shkolla 9-vjeçare “Kongresi i Manastirit”, rruga “Tre Dëshmorët” – 20 kamera, 1460 nxënës Shkolla e mesme profesionale Kamëz, rruga “Montreal” – 17 kamera, 1540 nxënës Shkolla 9-vjeçare “Ramazan Jarani”, rruga “Selaudin Bekteshi” – 17 kamera, 478 nxënës Shkolla e mesme profesionale “Karl Gega”, rruga “Bedri Karapici” – 30 kamera, 857 nxënës Shkolla e mesme “Ibrahim Rugova”, Kamëz – 23 kamera, 1116 nxënës Shkolla e mesme “Isa Boletini”, Paskuqan – 22 kamera, 410 nxënës Shkolla e mesme “Qemal Stafa”, rruga e Durrësit – 31 kamera, 1300 nxënës Shkolla 9-vjeçare “Ahmet Gashi”, rruga “Dritan Hoxha” – 14 kamera, 893 nxënës Shkolla 9-vjeçare “Gjon Buzuku”, rruga “Kahreman Ylli” – 17 kamera, 870 nxënës Shkolla e mesme “Partizani”, rruga e Dibrës – 12 kamera, 582 nxënës Shkolla 9-vjeçare “Bajram Curri”, rruga “Niko Avrami” – 22 kamera, 482 nxënës Shkolla 9-vjeçare “Avni Rustemi”, rruga e Bogdanëve – 24 kamera, 752 nxënës Shkolla 9-vjeçare “Jeronim De Rada”, rruga e Durrësit – 13 kamera, 710 nxënës Shkolla 9-vjeçare “Vaçe Zela”, rruga “Eshref Frashëri” – 15 kamera, 502 nxënës Gjimnazi Petro Nini Luarasi, rruga “Sami Frashëri” – 19 kamera, 1022 nxënës Shkolla 9-vjeçare “Hoxha Tahsin”, rruga “Hoxha Tahsin” – 17 kamera, 635 nxënës
Projekti po zbatohet nga kompania Presight AI, pjesë e grupit G42, me seli në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Megjithatë, iniciativa ka ngjallur debat, pasi ekspertë të të drejtave digjitale kanë ngritur shqetësime për ndikimin e mundshëm në privatësinë e qytetarëve, për shkak të përdorimit të inteligjencës artificiale dhe analizimit të të dhënave.
Nga ana tjetër, institucionet shtetërore theksojnë se projekti “Smart City” synon forcimin e sigurisë publike dhe parandalimin e kriminalitetit përmes teknologjisë.
Fillimisht i parashikuar me një kosto prej 60 milionë dollarësh, projekti është rishikuar në rritje, duke u kthyer në një nga investimet më të mëdha në sistemet e survejimit urban në Shqipëri.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






