Transmetuar më 31-03-2026, 17:40

Kryeministri dhe njëherazi kryetari i Partia Socialiste e Shqipërisë, Edi Rama, ka komentuar çështjen e çmimit të naftës gjatë një takimi në Asamblenë socialiste në Njësinë 7 në Tiranë.

Rama theksoi se rritja e çmimeve të karburanteve është një fenomen global, ndërsa shtoi se qeveria ka analizuar mundësinë e heqjes së taksës së qarkullimit nga çmimi i naftës.

Sipas tij, një vendim i tillë do të sillte ulje të menjëhershme të çmimit, por do të kishte pasoja financiare për qytetarët që zotërojnë automjete.

“Nëse heqim taksën e qarkullimit, çmimi do të bjerë, por të gjithë ata që kanë një automjet do të paguajnë mesatarisht katër herë më shumë,” – u shpreh Rama.

Ai sqaroi se filozofia aktuale e taksimit synon që barrën më të madhe ta mbajnë ata që konsumojnë më shumë karburant, duke e lidhur këtë edhe me nivelin e ndotjes.

Kryeministri theksoi se kjo qasje konsiderohet më e drejtë, pasi sipas tij, ata që përdorin më shumë automjetin kontribuojnë proporcionalisht më shumë në koston që lidhet me përdorimin dhe ndikimin mjedisor.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit