Transmetuar më 31-03-2026, 16:05

Ish-ministri socialist Arben Malaj thotë se po konsideron të shpallë kandidaturën për Bashkinë e Vlorës, qytet ku dhe jeton, nisur nga vendimi i kolegut të tij Erion Braçe për të dalë si i pavarur për Bashkinë e Tiranës.

"Kam marrë kërkesa dhe propozime të shumta nga miq dhe dashamirës në Vlorë që edhe unë të konsideroj kandidimin për Kryetar Bashkie në qytetin tonë", shkruan Arben Malaj, duke theksuar se nëse vendos ta bëjë këtë, do të jetë i pavarur.

"Angazhimi im do të jetë vetëm si kandidat i pavarur. duke i qëndruar besnik parimeve të mia dhe nevojës për një model të ri qeverisjeje që nuk humori i Rames. Integriteti si Busull – Vlora për mua nuk është thjesht një njësi administrative, por një dashuri e pakufishme", thotë deklarata.

Ish-ministri socialist që ëhstë ndër kritikët e qeverisjes së Edi Ramës, thekson se po e mendon propozimin dhe tani është në një proces reflektimi të thellë dhe vendimmarrja do të jetë produkt i një përgjegjshmërie të lartë ndaj qytetarëve të Vlorës.

"Kur të kem një vendim final, do ta komunikoj atë me transparencë të plotë. Akoma nuk kam një vendim përfundimtar, por po respektoj rregullin e artë në politikë: Kurrë mos thuaj kurrë. Nevoja për t’i shërbyer vendlindjes me dinjitet është më e fortë se çdo llogari politike", vijon Arban Malaj.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit