Transmetuar më 31-03-2026, 13:57

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka konfirmuar publikisht për herë të parë se synon të kandidojë për drejtimin e Bashkia e Tiranës.

Në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale, Braçe theksoi se vendimi i tij është serioz dhe se do ta çojë deri në fund këtë iniciativë politike.

“E kam seriozisht dhe do t’i shkoj deri në fund, bashkë me ju,” – u shpreh ai, duke falënderuar qytetarët për mbështetjen dhe mesazhet inkurajuese.

Prej disa ditësh, në rrjetet sociale kanë qarkulluar diskutime mbi ambicien e tij për të drejtuar kryeqytetin. Vetë Braçe sqaroi se kjo nuk është një nismë personale apo ambicie individuale, por një përpjekje për të sjellë një vizion të ri zhvillimi për qytetin.

Ai shtoi se synimi i tij është transformimi i Tiranës në një qytet më gjithëpërfshirës dhe me mundësi më të mëdha për të gjithë qytetarët.

Në mesazhin e tij, deputeti theksoi gjithashtu se nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë pjesë e sjelljeve që nënvlerësojnë qytetarët, duke iu përgjigjur pyetjeve të shumta mbi seriozitetin e kandidaturës së tij.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit