Transmetuar më 31-03-2026, 12:46

TIRANË – Sali Berisha ka theksuar nevojën për rikthimin e komunave në zonat malore dhe kodrinore të Shqipërisë, duke argumentuar se kjo është e domosdoshme për ofrimin e shërbimeve dhe për zhvillimin e harmonizuar sipas standardeve europiane.

Berisha deklaroi se në Shqipëri ka reliev të vështirë, me 18,300 kilometra rrugë, gjë që kërkon dy standarde: një për zonat malore dhe kodrinore dhe një për pjesët e tjera të vendit. Ai sugjeroi që komunat të rikthehen aty ku jetojnë mbi 1,300 deri në 1,500 banorë.

“Duhet të rikthejmë me shpejtësi shërbimet dhe komunat në zonat kodrinore e malore. Ato janë mundësia e fundit për të mos i përjashtuar nga territori i Shqipërisë,” tha Berisha, duke vënë në dukje shembullin e Francës, që ka mbi 36 mijë komuna, përfshirë edhe ato me numër të vogël banorësh.

Ish-Kryeministri përmendi edhe masivin malor nga Dajti deri në Martanesh, duke theksuar se potenciali turistik dhe natyror i zonave të tilla po mbetet i papërdorur. “Biza mund të ishte një nga qendrat më të bukura turistike të kryeqytetit, por është e shkatërruar dhe përdoret vetëm për stërvitje ushtarake. Kjo duhet të marrë fund,” shtoi ai.

Berisha e lidh këtë iniciativë me nevojën për zhvillim të qëndrueshëm rajonal dhe integrim në standardet e Bashkimi Europian, duke theksuar se Europa e rajoneve synon zhvillim harmonik në të gjitha hapësirat europiane.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit