Transmetuar më 31-03-2026, 12:08

TIRANË – Partia Demokratike ka denoncuar mungesën e mundësisë për qytetarët për të kryer analizat laboratorike në QSUT pas datës 20 të këtij muaji, duke e cilësuar situatën si skandal të koncesionit të sterilizimit.

Në një konferencë për media nga Kryesia e Kuvendi i Shqipërisë, deputeti i PD-së, Bardh Spahia, tha se qytetarët po hasin vështirësi të mëdha për kryerjen e analizave laboratorike dhe kërkoi zhvillimin e një interpelance me Evis Sala.

“Partia Demokratike kërkon një interpelancë në Parlament për çështjen e sterilizimit. Vetë ministrja e ka pranuar publikisht se qytetarët nuk kanë mundësi të kryejnë analizat”, deklaroi Spahia.

Ai akuzoi gjithashtu qeverinë se po synon përfitime nga koncesioni tashmë nën administrimin e shtetit dhe i bëri thirrje SPAK të nisë hetimet për këtë rast.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit