Transmetuar më 31-03-2026, 10:19

TIRANË – Skënder Hita është betuar sot si drejtor i Policia e Shtetit për një mandat 5-vjeçar, pas emërimit me vendim të qeverisë një ditë më parë.

Me propozim të Besfort Lamallari, Hita zëvendëson në këtë detyrë Ilir Proda, pas largimit të këtij të fundit.

Gjatë ceremonisë, ministri Lamallari vlerësoi figurën e tij për profesionalizmin dhe integritetin, duke theksuar se përzgjedhja është bërë përmes një procesi konkurrues dhe transparent.

46-vjeçari Hita u përzgjodh pas një gare mes 14 kandidatëve, të cilët kaluan në filtrin e një komisioni të posaçëm në Ministrinë e Brendshme. Ai ka një karrierë të gjatë në polici, duke shërbyer në disa qarqe të vendit, ndërsa më parë ka drejtuar Policinë e Shkodrës dhe së fundmi atë të Fierit.

Ministri i Brendshëm hodhi poshtë akuzat e opozitës ndaj kryepolicit të ri, duke theksuar se ai është një oficer karriere dhe produkt i meritokracisë.

Në fjalën e tij, Lamallari i la tre porosi kryepolicit të ri: forcimin e profesionalizmit në radhët e policisë, thellimin e luftës kundër paligjshmërisë dhe garantimin që Policia e Shtetit të mbetet në shërbim të qytetarëve.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit