Transmetuar më 31-03-2026, 10:17

Ndërsa çmimi i naftës në vend ka arritur në 218 lekë për litër, deputetët vijojnë të përfitojnë kompensim për karburantin nga fondet publike.

Sipas të dhënave, Kuvendi i Shqipërisë ka shpenzuar rreth 45.5 milionë lekë gjatë vitit 2025 për mbulimin e kostove të karburantit për 140 deputetë, që përkthehet në rreth 325 mijë lekë për secilin në vit.

Në një mandat katërvjeçar, kjo shumë arrin në mbi 1.3 milionë lekë për çdo deputet.

Ndërkohë, shpenzimet totale për përfitimet e deputetëve kapin rreth 200 milionë lekë në vit, duke përfshirë dieta, shpenzime telefonike dhe qira, si dhe rreth 60 milionë lekë për udhëtime jashtë vendit.

Në të njëjtën kohë, qytetarët dhe fermerët përballen me rritjen e çmimeve të karburanteve dhe kostove të jetesës, ndërsa institucionet përgjegjëse vijojnë monitorimin e tregut.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit