

KALAIS – Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar nga policia franceze në qytetin e Calais, teksa tentonin të futeshin në Britania e Madhe të fshehur në një kamion.
Sipas raportimeve të Daily Mail, arrestimi është kryer të premten, në momentin kur mjeti po përgatitej të hipte në një traget drejt Anglisë.
Një burim i cituar nga media britanike ka deklaruar se njëri prej të arrestuarve mbante një pistoletë me silenciator. Po ashtu, sipas të njëjtit burim, ekziston dyshimi se ata mund të kenë lidhje me grupe kriminale dhe synonin të takonin persona të tjerë në botën e krimit në Britani.
Ndërkohë, të dhënat tregojnë se numri i shqiptarëve që kanë hyrë në Britani përmes rrugës së Kanalit ka pësuar rënie në vitet e fundit. Nga mbi 17 mijë aplikime për azil në vitin 2022, kjo shifër ka rënë në më pak se 3 mijë deri në vitin 2024, sipas analizave të institucioneve përkatëse.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






